Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Problemi me shujtat, mësimdhënësit hapin lëndë në gjykata -

Problemi me shujtat, mësimdhënësit hapin lëndë në gjykata

Të premtuara prej kohësh, mosdhënia e shujtave ushqimore dhe disa shërbime të tjera të garantuara po i obligojnë mësimdhënësit të hapin lëndë në gjykata.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë për Indeksonline se shujta dhe disa benefite të tjera nuk parashihen me Ligjin e Pagave, por që janë të rregulluara me kontrata kolektive.

“Njëra nga benefitet e mësimdhënësve, që nga çerdhet deri tek ai parauniversitar, rrjedhë nga kontrata kolektive e sektorit të arsimit. Edhe në të kaluarën, edhe tash, komunat kanë hezituar që t’u japin shujtën, tri pagat me rastin e pensionimit po ashtu edhe pagat jubilare” ka thënë Jasharaj.

Ai shpjegon se çështja e shujtave rregullohet në nivele lokale dhe se e njëjta nuk i takon aspektit qendror e as Ministrisë së Arsimit.

“Kolegët, në mënyrë individuale, pasi kjo kalon në çështje individuale, kanë kërkuar nga avokatët që vet i kanë zgjedhur, ta procedojnë lëndën në gjykatë. Ata janë ankuar edhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit. Nëse kanë marrë përgjigje pozitive ata nuk kanë vazhduar, kurse nëse kanë marrë përgjigje negative kanë dërguar lëndët në gjykatë” ka shtuar Jasharaj.

Sipas Jasharajt, të gjitha lëndët janë fituar nga anëtarët e SBAShK-ut dhe mjetet janë ekzekutuar.

“Në kontratë shujta për ditë pune është 2 euro, ndërsa tri pagat përcjellëse janë tri pagat e fundit dhe një mësimdhënës i merr para se të pensionohet kurse pagat jubilare janë gjysma e vlerës së pagës. MAShTI, si institucion, nuk i ka këto obligime” pohon Jasharaj.

Ai shpreson qe të gjendet një zgjidhje e përhershme lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *