Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E tmerrshme: Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira -

E tmerrshme: Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, duke mos ‘kursyer’ as ato që janë në moshë të shtyrë. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë i ka ndodhur edhe një gruaje të moshuar në orët e mëngjesit të së mërkurës në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 72-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 33-vjeçare, në shtëpinë e saj, të cilën e lëshon me qira, si bujtinë ditore.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari K.F., kishte vendosur ta marrë një dhomë me qira në pikët të mëngjesit, për të cilën u mor vesh me viktimën. Me t’u vendosur në dhomën që e pagoi, i dyshuari ia mësyu gruas së moshuar, duke i shkuar nga mbrapa.

Sinjali mëson se kjo e fundit u përballë me një situatë të tmerrshme, kur i riu i shkoi deri në tualet dhe e kapi me dhunë, duke tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Fatmirësisht, e moshuara ia doli që ta largojë të dyshuarin dhe vendosi që menjëherë ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë 33-vjeçari.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, por pas veprimeve që janë ndërmarrë nga Policia, është lokalizuar vendndodhja e tij dhe i njëjti është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *