Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A do ta votojë Trustin grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë? -

A do ta votojë Trustin grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë?

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional këtë javë do të shkojë në Kuvend.Por, grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë, ende nuk kanë qëndrim, për lejimin e këtyre mjeteve.

Kështu thotë për Front Online deputeti nga Kosova Demokratik Türk Partisi (kdtp), Enis Kervan.

“Në ende nuk kemi një qëndrim si grup parlamentar sepse ne nuk jemi një parti e një komunitet, po presim edhe qëndrimet e partive dhe të takohemi për të parë se si do të veprojmë”, tha Kervan për Front Online.

Lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti është propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit kishte ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *