Aksident i rëndë në afërsi të liqenit të Badovcit, vetura përfundon me katër rrota përpjetë

Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës.

Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot rreth orës 16:40 në fshatin Mramor të Prishtinës, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit.

Njëra nga automjetet është rrokullisur, teksa mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *