Ngjarje e rëndë në Shqipëri – 11 vjeçarja bie nga kati i katërt, transportohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 11-vjeçare ka mbetur është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.

E mitura ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet në Spitalin e Traumës.

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *