Aksident i rëndë në Vushtrri: Vetura godet babain, nënën dhe vajzën e vogël, dërgohen në Emergjencë
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë.
Zëdhënësi i stacionit policor në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Si pasojë e goditjes, tre persona që janë edhe familjarë janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.