Aksident me të lënduar: Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Greme të Ferizajt.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se një person ka mbetur i lënduar.

“Fsh. Greme, Ferizaj 29.01.2023 – 16:39. Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë, me ngasës meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete”, ka njoftuar PK.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet tutje.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *