Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Allahu ekbber” – Britmat e të dyshuarit në Prizren që tmerruan familjen para se t’i ther me thikë tre pjesëtarët e Policisë -

“Allahu ekbber” – Britmat e të dyshuarit në Prizren që tmerruan familjen para se t’i ther me thikë tre pjesëtarët e Policisë

Shtëpia e familjes Galan në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, pasditen e 17-shtatorit u shndërrua në skenë krimi. Djali 38-vjeçar, Caneri dyshohet se theri me thikë tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Për pasojë ai u arrestua dhe sot me vendim të Gjykatës u dërgua në paraburgim.

Sinjali ka mësuar detaje nga momenti kritik, kur i dyshuari sulmoi policët që intervenuan në familjen e tij, pasi u raportua një rast i dhunës në familje.

Pjesëtarët e NJRSH-së kishin shkuar të asistojnë një patrullë të Policisë të cilët ishin duke intervenuar në familjen Galan, pasi babai i Canerit i njoftoi se i biri po shkakton dhunë në familje. Atje në tentim për të vënë situatën nën kontroll, janë përballur me të dyshuarin i cili ishte mbyllur në dhomë dhe mbante në dorë një mjet të mprehtë.

Fillimisht i dyshuari nuk e ka hapur derën e dhomës, përkundër kërkesës së Policisë, duke i detyruar këta të fundit ta hyjnë me forcë.

Posa Policia ka hapur derën, i dyshuari me thikë në dorë ka filluar të bërtas “Allahi Ekber, Allahu Ekber” dhe në ato momente eksaloi situata, duke i goditur policët me thikë në pjesë të ndryshme trupore.

Kjo skenë e tmerroi familjen prizrenase, të cilët të frikësuar dhe të shokuar panë djalin e tyre në atë gjendje derisa Policia arriti ta vë nën kontroll.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas sulmit, të shtëpia e familjes Galani janë parë patrulla të shumta Policisë, të cilët kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në shtëpinë e tij, Policia ka ka gjetur edhe bimë narkotike dhe mësohet se i dyshuari është përdorues i drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *