Deputeti i LVV-së, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Arsim, Ardian Gola ka premtuar se do të jap dorëheqje nëse dëshmohet se në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni është përdorur gjuhë kërcënuese ndaj SBASHK-ut.
Tutje, Gola ka thënë se gjuha ka qenë në nivel, përveç momentit kur ka eskaluar debati në mes deputetit Dimal Basha dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Ajo që ka eskalu me Dimalin është çështje tjetër, po e sfidoj publikisht Vlora Dumoshin dhe çdo kush që mundet me gjet në diskutimin e djeshëm një sekuencë 1 sekondëshe ku është përdorur gjuhë që sindikata është ndjerë e kërcënuar, po ju premtoj që kam me jep dorëheqje”, ka thënë Gola.