Ardian Gola: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë është një teatër i dobët politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se paralajmërimin e opozitës për rrëzimin e qeverisë e konsideron si një teatër të dobët politik.

Këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar paralajmërimin e opozitës për rrëzimin e qeverisë, përkundër që ende nuk i kanë numrat.

Sipas tij, kjo konsiderohet si një lëvizje politike për të aktruar ndaj kërkesave ndërkombëtare.

“E konsideroj teatër të dobët politik. Është përpjekje për të aktruar një opozitarizëm gjoja në vijë me kërkesat ndërkombëtare. Opozitarizëm retorik, pa mendim dhe pa alternativë. Fillon dhe mbaron me fraza për miqësinë me Shba-të, por nuk thotë gjë substanciale për realitetin krijuar”, thotë Gola për Gazeta Blic.

Ai tha se e vërteta për veriun e Kosovës dhe qytetarët serbë shpaloset nga kritikat konstruktive të eurodeputetëve dhe kongresmenëve amerikan. Ai tutje shtoi se opozitarizmi i LVV-së i mungon qeverisjes së LVV-së në raport me Serbinë.

“E vërteta e realitetit për veriun e Kosovës dhe qytetarët serbë më shumë shpaloset nga kritikat konstruktive të eurodeputetëve dhe kongresmenëve amerikanë se sa qasja që sot ka opozita. Fatkeqësisht, sot qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me Serbinë po i mungon ndjeshëm një opozitarizëm i Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi Gola. /Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *