Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Banja në Kosovë ku iu kthye shikimi 7-vjeçares nga Turqia -

Banja në Kosovë ku iu kthye shikimi 7-vjeçares nga Turqia

Dikur kishte qenë deponi mbeturinash, e tani banja e Dobërçanit është vendi ku qytetarët vendës e të huaj gjejnë shërimin e shumë sëmundjeve.

Nexhat Ibishi tregon se vëllai i tij i cili jetonte në Zvicër u kthye në vendlindje ku edhe ndërhyri estetikisht në këtë hapësirë, e cila gjatë sezonit të nxehtë pranon pothuajse afër 300 vizitorë brenda ditës.

Të mirat e ujit janë dëshmuar edhe përmes analizave që i janë bërë, e që efektet e saj janë në shërimin e reumës, infeksioneve, alergjive, sëmundjes së lukthit e shumë të tjera.

Efektet e mira të ujit kanë tërhequr vizitorë nga vendet e largëta, gjë që ka shtyrë vëllezërit Ibishi të mendojnë edhe për akomodimin e tyre.

E pikërisht nga banja e Dobërçanit, një 7-vjeçareje nga Turqia iu kthye shikimi. E një djaloshi tjetër nuk kishte më nevojë për karrocën ndihmëse.

Selami Hoti është mërgimtari nga Gjilani, i cili në momentin që vjen në Kosovë, rezervon disa ditë edhe për banjën.

E për Adem Zukën ky është viti i parë që e frekuenton banjën, por aty e gjeti shërimin bashkëshortja e tij.

Përpos akomodimit e trajtimeve që mund të merren brenda ditës në banjë, një hapësirë është e ndarë veçmas ku qytetarët mund t’i mbushin bidonët me ujin shërues nga Dobërçani i Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *