Boksierët shqiptarë që do të dalin në ring para super meçit, Krasniqi-Mohamedi

Sonte zhvillohet dueli në boks ndërmjet Robin Haxhi Krasniqin si dhe Nadjib Mohemmedi, për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda.

Para duelit kryesore në program janë edhe 7 meçe tjera ku boksierë shqiptarë do të përballen me kundërshtarët e tyre.

Dielli Vranoci, Valon Ahmetin, Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Bernardin Jakaj, James Kraft dhe Armend Xhoxa, do të jenë në ring.

Eventi në “Fadil Vokrri” do të nis nga ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Tëvë1 dhe Telkos.

Muzikë, emocion, boks, adrenalinë e pashijuar asnjëherë më parë dhe shumë befasi të mbrëmjes, ju presin në këtë super event.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *