Sot bokson Haxhi Krasniqi në ndeshjen e madhe ndaj Nadjib Nohemmedi, mund ta shikoni drejtpërdrejt në këtë kanal televiziv

Pritjes së madhe i erdhi fundi.

Pas zhvillimit të “PRE MACH SHOW’ si dhe matjeve zyrtare, erdhi radha për natën e shekullit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo natë spektakolare e përcjell me 8 meche të boksit, analiza, pika muzikore e shumë gjëra të tjera do të transmetohet ekskluzivisht në Tëvë1 me fillim të orës 18:00.

Mbrëmje, për të mos u harruar ajo ndjesi asnjëherë në jetë, me protagonistët kryesorë Robin Haxhi Krasniqin si dhe Nadjib Mohemmedi.

Muzikë, emocion, boks, adrenalinë e pashijuar asnjëherë më parë dhe shumë befasi të mbrëmjes, ju presin në këtë super event.

Para duelit për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda, Krasniqi bëri thirrje të jenë sa me shumë të pranishëm në përkrahje të tij, por edhe boksierëve të tjerë shqiptarë.

“Unë jam i gatshëm më shumë se kurrë dhe i bëjë ftesë kombit shqiptar që mundësinë e ka që të shtunën të mbrëmje të më mbështet nga afër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kështu që shihemi të shtunën në mbrëmje dhe jam i gatshëm më shumë se kurrë”, tha Krasniqi.

Për Krasniqin ky do të jetë meçi i tij i 60, derisa ka 52 fitore, me 20 prej tyre në nokaut, krahas shtatë humbjeve, ndërsa kundërshtari i tij Mohammedi ka 45 meçe të fituara, ku ka humbur edhe 9 sfida të tjera.

Eventi në “Fadil Vokrri” do të nis nga ora 19. Pjesë e këtij spektakli janë edhe shtatë boksierë të tjerë shqiptarë, me Dielli Vranoci, Valon Ahmetin, Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Bernardin Jakaj, James Kraft dhe Armend Xhoxaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *