Burri kosovar në Zvicër raportohet ta ketë vrarë gruan e tij 37-vjeçare

Një tjetër grua kosovare që jeton në Perëndim është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Siç shkruan mediumi helvet, Blick, një 37-vjeçare është vrarë, kurse i dyshuar është bashkëshorti i saj, përcjell lajmi.net.

Ky i fundit thuhet të jetë arrestuar tashmë. Prokurorët kanë filluar hetimin e nevojshëm lidhur me ngjarjen e kobshme.

Policët, me të marrë informacionin kanë shkuar në banesën e saj, ku e kanë gjetur të goditur disa herë me thikë.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së kobshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *