Burri në Lipjan zbulon se gruaja po flet me dikë tjetër në Instagram, e rrah me shqelma

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se si pasojë e xhelozisë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se rastin e ka denoncuar një 31-vjeçare e cila ka deklaruar se bashkë me fëmijët që ka nga martesa e përbashkët me të dyshuarin, është larguar nga shtëpia si pasojë e dhunës fizike që ka përjetuar nga burri i saj.

I gjithë problem dyshohet të ketë nisur pasi i dyshuari ka zbuluar se bashkëshortja e tij po zhvillon biseda me një burrë tjetër në rrjetin social, gjë e cila e kishte revoltuar aq shumë sa të eskalojë në sulm fizik ndaj saj.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë në stacion dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *