Çka po ndodh? Mbyllet para kohe aplikimi për subvencionim për izolimin e shtëpive

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar për mbylljen e aplikimit për subvencionime individuale të qytetarëve për izolimin e shtëpive.

Në njoftimin e tyre, thuhet se aplikimi ka qenë i hapur për 13 ditë, ndonëse ishte paraparë që të mbyllej më 25 shtator. Sipas tyre, numri i aplikimeve përmbush buxhetin e destinuar për subvencionim.

“Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të mbi 2000 aplikimeve, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *