Dalin me rritje pagat e janarit, Murati: Kjo e bën pagen mesatare 780 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.

Murati tha se kjo e bën pagën mesatare bruto prej 780 euro në muaj në sektorin publik.

“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *