Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Danimarka merr burgje me qera në Kosovë - delegacioni danez viziton 'qelitë' -

Danimarka merr burgje me qera në Kosovë – delegacioni danez viziton ‘qelitë’

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me delegacionin danez të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar burgun e Gjilanit.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh për së afërti me hapësirat e burgut dhe mënyrën e funksionimit të tij.

“Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij. Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Hapësirat e vizituara të burgut nga delegacioni danez së bashku me zëvendësministrin Sallahu, anëtarët e kabinetit dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës ishin dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit.

Kujtojmë se Kosova ia ka lëshuar Danimarkës me qira 300 qeli burgu në një afat prej 10 vitesh. Për këtë, Kosova do të marrë 210 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *