Një serb është arrestuar në Leposaviq në orët e para të së shtunës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tabelat e komunikacionit që tregojnë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe atë serbe (alfabeti latin) janë vandalizuar në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.