Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Djali i dehur rrah babain e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje -

Djali i dehur rrah babain e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Pejë.

Sinjali mëson se 58-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor.

40-vjeçari I është nënshtruar testit të alkoolit ku ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë që babai I tij gjatë dhënies së dëshmisë ka thënë se djali fillimisht ka ofenduar nënën e tij e më pas ai kishte dashur që të bisedojë me të por që ishte sulmuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *