Parashikimi i motit për sot dhe ditët tjera

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe riga lokale shiu.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpasheshnme dhe të karakterit lokale. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe riga lokale shiu. Lokalisht në disa vise priten intervale kohore të shkurtra me diell, ndërsa reshjet po ashtu do të jenë të herëpashershme dhe të karakterit lokal.

Të hënën më ngrohtë, por përsëri priten vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.

Nga e marta priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende intensive, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *