Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E dhimbshme: Dërgohet pa shenja jete në spital veterani i UÇK-së nga Kaçaniku, dyshohet se pësoi atak kardiak -

E dhimbshme: Dërgohet pa shenja jete në spital veterani i UÇK-së nga Kaçaniku, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Krasniqi nga Kaçaniku, ku humbi jeten familjari i tyre, veterani i UÇK-së, Ramush Krasniqi. Ai u dërgua në spital pa shenja jetë, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

Sinjali mëson se Ramush Krasniqi, 44-vjeçar vdiq papritmas derisa ishte me një familjar të tij duke punuar me dru dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e disa familjarëve të të ndjerit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjes për të vazhduar me procedurat e tjera.

Edhe miqtë e familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ende s’kanë bërë të ditur për kohën e ceremonisë së varrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *