Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E pazakontë: Burri e përcjell me këngë e valle gruan në varrim -

E pazakontë: Burri e përcjell me këngë e valle gruan në varrim

Pak ditë më parë një mësuese në Francë, Agnes Lassalle, 54 vjeçe, u godit me thikë për vdekje para një klase me nxënës.

Ishte pikërisht një prej nxënësve të saj, i cili thuhet se pretendonte se ishte ‘i pushtuar nga djalli’, ai që e qëlloi.

Nxënësi tha se kishte dëgjuar zëra të brendshëm, duke e nxitur atë të bënte gjëra të këqija.

“Në bisedat me një psikiatër, djali tha se kishte pasur një përleshje me një shok klase një ditë më parë dhe donte ta ‘dënonte në një farë mënyre’ duke kryer vrasjen para tij”, shkruajnë mediat franceze.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ajo që ka ndodhur në funeralin e të ndjerës ka qënë po ashtu një tronditje për të pranishmit.

Bashkëshorti i saj ka kërcyer në ditën e përcjelljes së trupit.

Ai ka zgjedhur ta “përshëndesë” në këtë mënyrë largimin e të shoqes, sepse ky ishte një aktivitet që çifti pëlqente ta bënin së bashku.

Në videon e publikuar në Twitter, shihen çifte të tjera duke përshëndetur arkivolin duke kërcyer nën melodinë e këngës “Love”.

Një video e pazakontë e cila u bë virale brenda pak orësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *