Rast tragjik në Spitalin e Pejës, dyshohet se një foshnje ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve

Pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Babai i foshnjës, ka raportuar në Polici se dyshon që vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së stafit mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Kujtojmë se spitalin e Pejës kishte ndodhur edhe një rast tjetër tragjik në vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *