Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “2 Korriku” në Shtime, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë së tij. Familja u tronditën kur e gjetën të shtrirë në oborrin e shtëpisë dhe njoftuan menjëherë Autoambulancën.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga djali i tij, i cili në orët e mëngjesit të sotëm posa doli nga shtëpia u trondit kur e gjeti babain të shtrirë në tokë. Pasi mjekët dolën në vendin e ngjarjes, u njoftua edhe Policia, me ç’rast një njësi policore intervenoi.
Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.