E rëndë: Gruaja shqiptare goditet me thikë nga partneri i saj rumun

Një 44-vjeçare shqiptare, e cila u sulmua dje nga partneri i saj po trajtohet në spitalin “Gennimatas”.

Gjithçka sipas policisë ka ndodhur pak pas orës 20:30 të së mërkurës, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia.

Nuk dihet pse sulmuesi e ka sulmuar gruan.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare nga Shqipëria, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *