Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E tmerrshme: I riu tenton ta dhunojë 12-vjeçaren, e mori nga sheshi në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij -

E tmerrshme: I riu tenton ta dhunojë 12-vjeçaren, e mori nga sheshi në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij

Vetëm në javën që lamë pas, u raportuan shumë raste të dhunimit që janë njoftuar në Polici. Në shumicën prej tyre, viktima janë vajzat e mitura. Kjo gjendje alarmante siç duket po vazhdon. Sinjali ka mësuar detaje për një rast tjetër të tentim dhunimit që dyshohet se ndodhi në Fushë Kosovë. Edhe kësaj radhe viktimë është një vajzë 12-vjeçare, të cilën tentoi ta dhunojë një 20-vjeçar.

Si përfundoi vajza në duart e të dyshuarit dhe kur u zbulua rasti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur i riu R.K., mori vajzën nga sheshi kryesor në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij në Fushë Kosovë. E mitura ishte më nënën e saj në shesh kur papritmas u zhduk dhe nuk dihej për fatin e saj. Kjo bëri që nëna të alarmohej dhe të niset për Polici, ku denoncoi se e bija i ka humbur.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë ndërmorën veprime për ta kërkuar vajzën, por nuk arritën derisa ajo u kthye vet në shtëpi, në orët e mbrëmjes. Sinjali mëson se gjatë bisedës së 12-vjeçares më nënën e saj, ajo ka rrëfyer se si një person i moshës madhore e ka marrë nga sheshi dhe e ka dërguar në banesë për të bërë marrëdhënie seksuale me të.

E shqetësuar skajshmërisht për vajzën, nëna është nisur për në Polici ku kanë dhënë deklaratë për rastin, derisa në anën tjetër hetuesit kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar.

I riu që po dyshohet për këtë rast është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe mbledhjen e informacioneve që zbardhin rrethanat e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *