Edi Rama reagon në lidhje me tensionet e fundit në veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, teksa ka folur edhe planin franko-gjerman.

Në një postim në Twitter, kreu i Qeverisës shqiptare ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore, gjyqtarëve dhe policëve serbë.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, ka shkruara Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *