Ermal Krasniqi po bën “kërrdi” në ligën rumune, shënon gol të bukur me Cluj – “çmend” fansat

Skuadra e CFR Cluj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë pasi mposhti minimalisht 1 me 0, FC Arges.

Ishte futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi ai që shënoi golin e fitores në këtë ndeshje.

Krasniqi shënoi në minutën e 89’të pas asistit nga Birligea, duke çuar kështu skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra e Cluj tani në gjysmëfinale do të luaj ndaj Sepsi sf. Gherorghe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *