Meta së shpejti mund të ofrojë veçori shtesë me pagesë për përdoruesit.
Gjiganti i medieve sociale thuhet se po krijon një organizatë të re produkti për të punuar në “veçoritë e mundshme me pagesë” për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Njësia thuhet se po drejtohet nga ish-shefi i Kërkimeve të Meta-s, Pratiti RayChoudhury, transmeton Telegrafi.
Konkurrentët e tjerë në hapësirë duke përfshirë Snap dhe Twitter tashmë ofrojnë shërbime me pagesë të Snapchat+ dhe Twitter Blue që ofrojnë disa veçori ekskluzive për krijuesit.
Siç raportohet, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Ish-Kreu i Kërkimit të Meta-s, Pratiti RayChoudhury do të drejtojë grupin, shtoi raporti duke cituar një memo të brendshme.