Bajram Berisha është njëri nga fermerët më të vyer në Podujevë.
Ai çdo vit nga puna dhe kultivimet e tij dhe familjes, i ndan edhe me ata që kanë më së shumti nevojë.
Fermeri nga fshati Lupç i Podujevës është dhurues i mijëra kilogramëve patate çdo vit për shoqatat e ndryshme të bamirësisë në Kosovë.
Ai njihet edhe si donator i rregullt edhe në Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.