Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Fushë Kosovë: Nxehen gjakrat në komunikacion, 22-vjeçari rrah me shufër metalike një shofer -

Fushë Kosovë: Nxehen gjakrat në komunikacion, 22-vjeçari rrah me shufër metalike një shofer

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë dhe këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e mjeteve të forta, me ç’rast njëri prej tyre mbeti i lënduar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht dhe më pas i dyshuari e ka goditur me shufër metalike viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i riu 22-vjeçar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *