BIK del me një vendim për muajin e shenjtë të Ramazanit

Bashkësia Islame e Kosovës iu ka dërguar këshillëve lokale një rregullore për një mori elementesh që lidhen me praktimin e fesë, përfshirë edhe faljen namazit.

Një ditë para ramazanit, po qarkullon një dokument që mban vulën e BIK-ut dhe nis me pikën e parë që falja e namazit të teravive të duhet të bëhet në 20 rekate.

Në fenë Islame janë disa shkolle juridike, poqë BIK-u në kushtetutën e saj e ka atë hanefij që për këtë lloj namazi (atë të teravive) ka si rregull faljen e 20 rekatave.

Në pikën e dytë specifikisht thuhet se “falja e vitrit me xhemat falet sipas medhhebit hanefij), pra shkollës prej nga buron edhe Islami tradicional në Kosovë.

Po ashtu nëpër xhami të licencuara nga BIK-u nuk do të lejohet që të ftohet askush për ligjeratë pa lejen paraprake nga bashkësia islame.

Një ashtu kërkohet që të shkurtohet edhe hutbja (adresimi i imamit në namazin e xhumasë/premtes).

Në dokument figurojnë edhe disa rregulla të tjera që lidhen me praktikën fetare, të gjitha në përputhje me tradicionalen.

Nuk dihet se çfarë ka bërë që BIK-u të lëshojë një rregullore të tillë, meqë këto rregulla janë obligative për çdo xhami duke e pasur për bazë Kushtetutën e BIK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *