Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Futbollisti 24-vjeçar: I shpëtova tërmetit sepse pata ndenjur zgjuar për ta falur namazin e sabahut -

Futbollisti 24-vjeçar: I shpëtova tërmetit sepse pata ndenjur zgjuar për ta falur namazin e sabahut

Kevin Soni, lojtari i Hatayspor, beson se ishte me fat që i shpëtoi tërmetit vdekjeprurës në Turq, duke zbuluar se kishte ndenjur zgjuar për ta pritur faljen e namazit të parë të ditës kur filluan dridhjet e tokës mëngjesin e hershëm të së hënës.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh të hënën herët në mëngjes, i cili i ka vrarë mbi 22 mijë njerëz në të dy vendet.

Derisa e tërë Turqia po vazhdon të shërohet nga plagët e tërmetit të tmerrshëm, Hatayspor, ekipi i futbollit nga qyteti Hatay, i cili është ndër qytetet më të prekura nga tërmeti, ishte klubi që është goditur më së keqi nga kjo fatkeqësi.

Lojtari 24-vjeçar i këtij ekipi, Kevin Soni, ka folur për përjetimin e tij të frikshëm gjatë tërmetit të hënën.

“Unë jam mysliman dhe shumë fetar, çfarë më shpëtoi mua ishte pritja zgjuar deri në orën 6:40 të mëngjesit për ta falur sabahun. Pra, nuk mund të flija”, tha Soni.

Ai shtoi: “Prandaj, thashë me vete se sikur të kisha fjetur, të kisha parë se si çdo gjë në ndërtesë u rrënua, do të kisha vdekur patjetër. Copa e murit që ranë ishin shumë të mëdha. Mendoj për këtë, ishte një ndërtesë 17-katëshe. Prandaj, do të kisha vdekur, nëse do të kisha qenë në gjumë (kur goditi tërmeti)”.

Tërmeti i tmerrshëm, i cili goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, i ka prekur edhe shumë sportistë në Turqi.

Deri tani raportohet për disa sportistë të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar gjatë tërmetit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi që prej ditës së hënë është rritur në 18.342, sipas autoriteteve vendase.

Në Siri thuhet të kenë vdekur mbi 4 mijë njerëz nga ky tërmet në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe nga rebelët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *