Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring sot në natën e 25 shkurtit.
Ai do të ngjitet në ring në arenën madhështore “Audi Dome” të qytetit gjerman Munich, ku për kundërshtar do ta ketë boksierin numër një në Belgjikë, Timur Nikarkhoev.
Eventi nis transmetimin nga ora 18:00, kurse ndeshjet kryesore pritet të transmetohen nga ora 22:00.
Dje janë kryer matjet zyrtare ku Krasniqi doli me peshë 79.3 kilogramë, kurse kundërshtari i tij peshonte 80.5 kilogramë.
Kush është boksieri belg, Timur Nikarkhoev?
Nikarkhoev është një boksier profesionist, duke qenë tre herë kampion i Belgjikës. Ai ka 26 fitore, poashtu edhe 4 humbje. Ai ishte kampion bote për të rinjt në WBC. Nga 26 fitore, 16 prej tyre i ka të fituara me nokaut, kurse poashtu edhe 3 nga 4 humbjet i ka pësuar me nokaut.
Kujtojmë se para duelit kryesor, do të ndeshen edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.