Kosova do të përballet me Izraelin dhe Andorën në dy ndeshjet e para të grupi I për kualifikimet e Euro 2024.
Ndeshja do të zhvillohet në Izrael me fillim nga ora 18:00, shkruan FrontSport.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme:
Formacioni i mundshëm i Kosovës:Aro Muric, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Vojvoda, Celina, Berisha, Bytyqi, Rashica, Zhegrova, Muriqi
Formacioni i mundshëm i Izraelit: Glazer, Dasa, Leidner, Abu Abaid, Vitor, Natcho, Peretz, Lavi, Haziza, Solomom, Weissman
Kosova në 5 takimet e fundit ka 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore, në anën tjetër Izraeli në pesë duelet e fundit ka: 2 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore.
Izraeli nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa Kosova poashtu nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë në 7 duelet e fundit.
Në grupin I ku bënë pjesë: Kosova, Zvicra, Izraeli, Rumania dhe Bjellorusia