Rreth dialogut Kosovë-Serbi që po zhvillohet sot në Bruksel mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një lidhje direkte në edicionin special të Kanal 10, ka folur edhe Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar se dallimi mes palëve është shumë i madh.
Normalizimi i raporteve me Serbinë pa njohje reciproke nuk është asgjë, nuk sjellë asnjë lloj sigurie e leje më paqe të qëndrueshme, ka deklaruar Haziri.
Tutje Haziri ka thënë se shpreson që Kurti të mos sillet si në Kuvendin e Kosovës, por le të luftojë për njohje dhe që marrëveshja të arrihet sa më të shpejtë.
“LDK-ja si parti i ka dhënë mbështetje Kurtit në këtë dialog por ai e ka obligim që të nxjerrë njohjen nga këto negociata sepse për njohje tjera nuk kemi nevojë sepse njohja defakto ka ndodhë edhe më herët”, ka deklaruar Haziri.