Zbulohet: Kjo është ora kur do të raportojë Borell për dialogun mes Kurtit dhe Vucic

Pas takimit Kurti dhe Vuçiq që është duke u mbajtur në Bruksel, Shefi i diplomacisë evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar se do t’i drejtohet publikut në një konferencë për media.

Media Serbe Nova, ka njoftuar se takimi i Borrell nga ora 18:00 është shtyrë në 19:30.

Kjo medie ka bërë të ditur se konferenca e Borrell mund të shtyhet përsëri.

Pak më parë shefi i diplomacisë evropiane ka postuar disa fotografi nga takimi ku ka shkruar se shpreson në një qasje konstruktive nga palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *