Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme Carmignano në Itali ku një adoleshent shqiptar është plagosur me thikë.
Sipas mediave italiane i riu u u godit me thikë në bark dhe qafë pranë shatërvanit publik në Ceppo.
Mësohet se ai është larguar nga vendngjarja duke u tërhequr zvarrë. Më pas ka kërkuar ndihmë.
Në këto momente ai ka humbur ndjenjat por është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Pas disa orësh e ka kaluar rrezikun për jetën.