Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke planifikuar për një luftë të re dhe të parën gjatë vitit 2023.
Marku ishte mysafir në Sky Sport ku u diskutua shumë tema rreth boksit dhe një meçi të mundshëm të boksierit shqiptar.
Ai tha se është i gatshëm për çdo kundërshtar gjatë këtij viti.
“Jam gati kushdo që vjen, këdo që e sjellin”, tha boksieri shqiptar
Meçi fundit i zhvilluar nga Florian Marku ishte ndaj Miguel Parra në Tiranë, ku fitoi me vendimin e gjyqtarëve.