Kajtazi: Po synohet themelimi i një partie islamike në Kosovë

Opinionisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi, tha se po synohet themelimi i një partie islamike në Kosovë, derisa tha se vendet armike po investojnë në islamin politik.

Kajtazi në Klan Kosova tha se ka tendenca për themelimin e një partie islamike në Kosovë, derisa tha se me ligj më pas nuk mund t’i ndalosh.

“Ka tendenca, ka punë të njerëzve me ndikim në vend të cilët synojnë themelimin e një partie islamike, të cilën në bazë të ligjeve që i kemi nuk mund t’i ndalosh”, tha Kajtazi.

Kajtazi përmendi edhe punët e mira të institucioneve të Kosovës në mbylljen e institucioneve finaciare me kapital rus.

“Është Iute Credit dhe Monego, të cilët janë të lidhura direkt me oligark rus, me kapital rus. Mbyllja ka qenë një nga vendimet më të mira të Kosovës. Kapitali është çelësi i suksesit të një shërbimi. Pa pare është problematike. Hyrja e mjeteve financiare të dyshimta, që shton mundësinë për kontroll”, tha ai.

Ai theksoi se një nga problemet e shumta janë edhe të dhënat personale të klientëve të bankave në Kosovë.

Sipas Kajtazit, shpeshherë të dhënat e klientëve janë dërguar edhe në shtetet armike në Kosovë, për t’i krijuar kartelat bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *