Kapen hajnat e shitoreve në Prishtinë, dyshohen për gjashtë vjedhje

Dy persona janë arrestuar së fundi, pasi dyshohet se bënë kërdi me vjedhje nëpër shitore të ndryshme në Rajonin e Prishtinës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë intervistuar për gjashtë raste të vjedhjeve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vjedhje’ dhe njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri do të hetohet në liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *