Tronditet Beogradi: Nxënësi 14 vjeçar vret rojën e shkollës

Një nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ka vrarë rojën e shkollës dhe ka plagosur me armë zjarri disa nxënës të tjerë, raportojnë mediet serbe.

Sipas raportimeve të para, nxënësi 14-vjeçar me armën e babait të tij ka qëlluar drejt nxënësve të tjerë si dhe sigurimit të shkollës.

Tashmë është arrestuar nxënësi që ka qëlluar me armë.

Siç raporton reporteri i N1, zona përreth zonës së të shtënave është e bllokuar.

Policia po tenton të largojë prindërit nga vendi i ngjarjes, ndërsa para shkollës ndodhen të paktën 10 autoambulanca.

Prindërit që ndodhen para shkollës thonë se zyrtarisht nuk u është thënë asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *