Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kjo është gjendja shëndetësore e burrit dhe gruas pas shpërthimit të bombolës së gazit në Prishtinë -

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit dhe gruas pas shpërthimit të bombolës së gazit në Prishtinë

Burrë e grua nga Prishtina kanë pësuar lëndime të rënda pasi bombola e gazit kishte shpërthyer në banesën e tyre.

Ata ndodhën në mjekim intenziv ndërsa për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur mjeku kujdestar nga Kirurgjia Plastike, Korab Berisha.

Ai për IndeksOnline ka thënë se pacientja grua ka pësuar djegie 85% të sipërfaqes trupore ndërsa pacienti burrë 20-25 % të sipërfaqes trupore.

“Sot nga ekipi i Kirurgjisë Plastike është bërë përpunimi primar i plagëve për dy pacientë, burrë dhe grua, djegie të gradës ll a II b dhe grada III me bombole gazi. Pacientja grua ka pësuar djegie 85% të sipërfaqes trupore ndërsa pacienti burrë 20-25 % të sipërfaqes trupore. Të dy pacientët janë udhëzuar të transferohen për në mjekimin inteziv për shkak se gjendja e tyre është e rëndë”, ka thënë Berisha.

Ndërsa përkitazi me rastin Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *