Kjo është shuma marramendëse që mund të fitohet në turneun ku u kualifikua BNE-ja

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.

Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.

Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major”.

Tani ekipi shqiptar është kualifikuar direkt në për një nga majorat më të shtrenjtë në historinë e CS:GO, pra në Paris.

Majori në Paris ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *