Kjo është shuma që ka fituar Ballkani nga UEFA pas barazimit me Cluj

Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.

Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.

Krejt në fund në minutën e 90+1 Cluj arriti të barazoi rezultatin me anë të Matias.

Për këtë barazim Ballkani do të arkëtojë 177 mijë euro nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *