Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Konflikt në një familje në Skënderaj: Burri e kërcënon gruan, gruaja e therr me thikë -

Konflikt në një familje në Skënderaj: Burri e kërcënon gruan, gruaja e therr me thikë

Numri i rasteve të dhunës e kërcënimeve ndaj grave në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë pak para mesnatës një çift nga Skenderaj, pasi kishin pasur konflikt mes vete.

Sinjali mëson se burri dyshohet se gjatë konfliktit verbal ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit në vetëmbrojtje ka marrë një thikë kuzhine me të cilën e ka goditur dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

48-vjeçari është dërguar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima dhe i dyshuari janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për ‘Kanosje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *