Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel – shtyhet vendimi i targave – serbët kthehen në institucione

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat.

Burime të Paparacit kanë thënë së marrëveshja mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kanë thënë së Kosova është pajtuar për shtyrjen e afatit për targa për 10 muaj.

Në këtë marrëveshje parashihet që serbë të kthehen në institucionet të Kosovës. Përveç deputeteve që e kanë humbur mandatin.

Po ashtu palët janë pajtuar që Asociacioni të krijohet brenda planit franko-gjerman.

Në marrëveshjen e arritur thuhet që Serbia nuk do ti pengojë zgjedhjet ne veri por do të marrë pjesë në to.

Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *