NATO-ja mblidhet urgjentisht të mërkurën

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar se ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën, pas kërkesës së Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przewodow, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që ka lënë të vdekur dy persona.

Një nga diplomatët evropianë ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *