Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kosovarët kanë miliarda në banka, ja shuma e kursimeve të qytetarëve të Kosovës -

Kosovarët kanë miliarda në banka, ja shuma e kursimeve të qytetarëve të Kosovës

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave.

Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozituesëve normë vjetore të interesit prej 1.8%.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë €. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë, raporton front online.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *